Ndahet nga jeta Nexhat Daci: Ikja e figurës qendrore që drejtoi shtetin në momente historike

0 minutes, 29 seconds Read

Ka ndërruar jetë politikani i njohur kosovar dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Gjatë karrierës së tij të pasur politike, i ndjeri shërbeu me përgjegjësi të lartë si Kryetar i Kuvendit, ndërsa mori edhe rolin e Presidentit në detyrë të Kosovës pas ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës në vitin 2006.

Si një personalitet me peshë në skenën publike, ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) dhe mbeti aktiv në jetën politike edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme