NATO parandalon katastrofën në Turqi: Raketa balistike iraniane asgjësohet në fluturim

1 minute, 30 seconds Read

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që po hynte në hapësirën ajrore turke është rrëzuar, thotë ministria turke e Mbrojtjes.

Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun lindor rrëzoi raketën, e cila kaloi përmes hapësirës ajrore të Irakut dhe Sirisë. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ndërkohë që Turqia qëndron për stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është plotësisht e aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e saj, pavarësisht nga burimi apo origjina e çdo kërcënimi. Të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të merren vendosmërisht dhe pa hezitim. Ne theksojmë se e drejta jonë për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor të drejtuar ndaj vendit tonë mbetet e rezervuar. Ne bëjmë thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga veprimet që mund të rrisin më tej konfliktin në rajon”, njoftoi ministria.

Turqia do të flasë me NATO-n dhe aleatët e saj të tjerë pas këtij incidenti, tha ministria.

Ky incident shënon përshkallëzimin më të fundit në konfliktin që po zgjerohet. Para se të fillonin sulmet SHBA-Izrael, Turqia, anëtare e NATO-s dhe fqinj i Iranit, kishte kërkuar për javë me radhë nga Uashingtoni dhe Teherani që të arrinin një marrëveshje gjatë raundeve të tyre të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit dhe kapacitetet raketore, duke paralajmëruar se rajoni nuk mund të përballonte më destabilizim shtesë.

Lufta u zgjerua shpejt pas sulmeve të para mbi Iranin të shtunën, me Teheranin që goditi shtetet e Gjirit që strehonin bazat amerikane dhe Izraeli që sulmoi objektivat e Hezbollah-ut të mbështetur nga Irani në Liban.

Publikime te ngjashme