Napoli tronditet nga tërmeti para ndeshjes së Championsit me Realin

0 minutes, 34 seconds Read

Frikë në Napoli pak orës para zhvillimit të ndeshjes Napoli – Real Madrid, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit C të Champions League (20:00). Qyteti italian është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter.

Sipas agjencisë Ansa, epiqendra e tërmetit ishte supervullkani Campi Fregei, 20 kilometra larg qytetit në Italinë jugore.

Tërmeti i regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka ndodhur në orën 22:08, në një thellësi prej 3 kilometrash. Ka pasur disa dëme materiale, si rënie të çative.

Tërmeti është ndier në disa zona të qytetit dhe shumë persona kanë kaluar natën në rrugë.

Publikime te ngjashme