Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti gjithmonë kanë qenë në bazë të kompetencave si Qeveri dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Nagavci ka thënë se bashëpunimi është tejet i rëndësishëm, teksa përmendi edhe raportet me partnerët ndërkombëtar.
Ajo tha se Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar.
“Që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti aktualisht çdo veprim dhe vendim i joni ka qenë në bazë të detyrave dhe përgjegjësive dhe kompetencave tona si Qeveri dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin dhe me Kushtetutën tonë”, ka thënë Nagavci për Tëvë1.