Murati: “Pas 25 vitës, tatimi në pronë do të faturohet edhe në katër komunat veriore të Kosovës”

0 minutes, 30 seconds Read

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sivjet do të fillojë faturimi i tatimit në pronë në katër komunat veriore të vendit, për herë të parë pas 25 vitesh.

Pasi vitin e kaluar në këto komuna u faturuan për herë të parë faturat e energjisë elektrike, këtë vit do të implementohet edhe pagesa e tatimit në pronë.

Ministri Murati ka falënderuar stafin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe atë të komunave përkatëse, për punën e palodhshme në realizimin e këtij procesi.

Publikime te ngjashme