Kosova ka arritur një fitore monumentale në transfertën e vështirë të Goteborgut, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 1-0, në një ndeshje kyçe për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Djemtë e drejtuar nga Franco Foda dhuruan një paraqitje të jashtëzakonshme, të karakterizuar nga disiplina taktike dhe shpirti i sakrificës.
Heroi i takimit ishte sulmuesi Fisnik Asllani, i cili konfirmoi formën e tij fantastike duke shënuar golin e vetëm dhe vendimtar. 22-vjeçari finalizoi me saktësi një aksion brenda zonës, duke i dhuruar Dardanëve tre pikë me vlerë ari.
Ndryshojnë statistikat: Kosova tani ka 75 për qind shanse për ta siguruar play-offin e Botërorittelegrafi.com
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Kosovën, e cila tashmë ngjitet në vendin e dytë të grupit me 7 pikë, vetëm tre më pak se Zvicra kryesuese. Edhe UEFA e ka përshëndetur këtë rezultat, duke e cilësuar si një “fitore të madhe për Kosovën”, çka dëshmon rritjen dhe respektin që kombëtarja po fiton në arenën ndërkombëtare.
Një tjetër statistikë mbresëlënëse është fakti se Kosova ka mbajtur portën të paprekur në tri ndeshjet e fundit, një dëshmi e punës së shkëlqyer që trajneri Foda po bën me repartin e mbrojtjes./lajmishqip.net