Donald Trumpi me vesh të gjakosur pas të shtënave që ndodhën në foltore gjatë një sulmi të tmerrshëm, që autoritetet po e cilësojnë si tentimvrasje.
Nga një pushkë janë shkrepur disa plumba, pak sekonda pasi ish-presidenti amerikan u ngrit në foltore për të mbajtur një fjalim në Butler të Pennsylvania, transmeton Telegrafi.
Trump po fliste kur një plumb e goditi në veshin e djathtë, dhe turma u kaplua nga paniku ku dëgjoheshin britmat.
Të paktën një mbështetës i Trumpit është vrarë, dhe dy tjerë janë në gjendje kritike nga plumba e shkrepur të sulmuesit.
Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha se “sulmuesi është qëlluar, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij”.
Detektivët kanë informuar prokurorin Goldinger se i dyshuari ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u ngjit në kulmin e një objekti nga ku është shtiu me armë mbi Trumpin.
Në anën tjetër nuk është zbuluar identiteti i mbështetësit të Trumpit që është qëlluar. E në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një pushkë automatike AR. /Telegrafi/