Momenti kur Kusari-Lila e preu me gërshërë shiritin që iu vendos nga Haki Abazi

0 minutes, 25 seconds Read

Mimoza Kusari-Lila ishte protagonistja absolute e seancës së të enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Një ditë pas publikimit të një audio-incizimi që dëshmon për bisedën e saj me Millan Radoiçiqin, kryeterroristin e veriut, Kusari-Lila është ballafaquar me kritika në kuvend.

Deputeti i pavarur Haki Abazi ia vendosi asaj një shirit me mbishkrimin “Danger” (Rrezik) në dhe përreth foltores në kuvend.

Në fund të seancës, ai i preu me një palë gërsherë shiritat që e rrethonin foltoren

Publikime te ngjashme