Momenti kur hidhet në erë ukrainasi që spiunonte te rusët

1 minute, 7 seconds Read

Një punonjës në centralin bërthamor të Zaporizhzhias që kontrollohet nga rusët në jug të vendit, mbeti i vrarë të premten në mëngjes si pasojë e një bombe të vendosur në makinën e tij nga inteligjenca ushtarake e Kievit.

Komiteti Hetues i Rusisë, që trajton rastet e krimeve të rënda, tha se punonjësi Andrei Korotkiy humbi jetën për shkak të shpërthimit të bombës, në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin Enerhodar, raporton A2.

https://twitter.com/DI_Ukraine/status/1842104888907493808

Korotkiy kishte punuar në departamentin e sigurisë të centralit bërthamor dhe Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës nuk e kurseu aspak duke thënë se ekzekutimi i tij ishte një përgjigje për “krimet e luftës”.

Ata thanë se Korotkiy ishte “kriminel lufte” dhe bashkëpunëtor i Rusisë. Ai akuzohej se i bënte presion ukrainasve për t’ia dorëzuar rusëve listën e punonjësve të centralit bërthamor, duke tentuar më këtë lëvizje të shënjestroj ata që kishin këndvështrim pro Ukrainës.

“Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ua rikujton të gjithëve njerëzve se çdo krim lufte do të ndëshkohet”, u tha nga inteligjenca ukrainase. Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur shpërthen makina e tij.

Publikime te ngjashme