Ministrja Haxhiu thotë se rasti i rezervave shtetërore ka ndodhur vitin e kaluar, pse po ftohet Kurti tani për dëshmi?!

1 minute, 25 seconds Read

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ftesën e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë e ka quajtur përpjekje të vonuar, teksa ka theksuar se Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë.

Sipas saj, në qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe pasurim të shpejtë të politikanëve, por insistoi se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion kundër Kurtit.

Ajo gjithashtu kritikoi vonesën e ftesës për kryeministrin në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore, duke thënë se janë të njohura arsyet e kësaj vonese.

“Për Qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses. Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj. Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qëllimet ishin tashmë të qarta. Në Qeverinë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme. Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka promovuar ditë dhe datë, dhe ka ndodhur edhe më herët që të pyetet në zyrë”, ka thënë Haxhiu, raportoi EO.

Publikime te ngjashme