Ministrja Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale, pas deklaratave kontraverse të dhëna së fundmi!

0 minutes, 53 seconds Read

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të Prokurorisë Speciale gjatë ditës së hënë është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të Prokurorisë intervistimi i ministres Haxhiu ka ndodhur pas deklaratës të dhënë në Emision “Debat Plus” dhe postimin në rrjetin social Facebook lidhur me arratisjet nga burgjet e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tutje njofton se Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër./Ballkani.info

Publikime te ngjashme