Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim kolonel Massimo Rosati, komandant i Karabinierit MSU në Republikën e Kosovës.
Sveçla dhe kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç’rast ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që me institucionet e Kosovës të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë, ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë.