Profesori Nysret Pllana ka lëshuar kritika të ashpra ndaj shqiptarëve që financojnë ndërtimin e xhamive në dëm, sipas tij “të kulturës kombëtare”. Ai thotë se është e papranueshme që bashkëkombësit janë të gatshëm të mbledhin miliona franga për ato që ai i quan “qendra islame arabe”, ndërkohë që hezitojnë të dhurojnë qoftë edhe 100 euro për botimin e librave në gjuhën shqipe.
Pllana, i cili është edhe autor i disa veprave, që shpeshë herë atakojnë fenë, ka vënë në dukje se në Zvicër po ndodh një proces shqetësues “që njëllos kombin”. Ai argumenton se shumë institucione që po ndërtohen shërbejnë për t’u mësuar fëmijëve historinë arabe, duke lënë plotësisht në harresë rrënjët dhe historinë shqiptare.
Ai shkon edhe më larg duke ofenduar të njëjtët! “Për një natë, ‘shqiptarëzinjtë’ mbledhin miliona për një xhami, por nuk japin 100 euro për një libër shqip, shton ai.
Edhe pse nuk i përfshij të gjithë, një numër i madh xhamish në Zvicër, të maskuara si qendra kulturore, nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarinë.
Ato po kthehen në qendra islame arabe ku mësohet historia e tyre dhe jo ajo e Skënderbeut. Në shekullin e 21-të, ky lloj poshtërimi është i papranueshëm për ne,” deklaroi Pllana gjatë një takimi me qytetarë. /lajmishqip.net

