Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një mesazh zyrtar urimi Republikës së Kosovës me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kreu i shtetit turk ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Ankarasë zyrtare për shtetin e Kosovës.
“Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar homologen e tij, Vjosa Osmani, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Republikës ka pranuar telegramin e urimit me rastin e 18-vjetorit të shtetësisë, ku Erdogan ka riafirmuar përkrahjen e vazhdueshme turke për sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Ai ka vënë theksin edhe te përkushtimi i Turisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.
Në këtë mesazh, Erdogan e ka cilësuar popullin e Kosovës si një popull vëllazëror për shtetin turk./lajmishqip.net
