Mesazhi i fuqishëm i Ramës: Simbolika e UÇK-së në prag të momentit vendimtar në Hagë

0 minutes, 33 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka hapur ditën e sotme me një imazh mjaft domethënës, duke publikuar fotografinë e tre të rinjve të mbështjellë me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përbri kësaj fotografie simbolike, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të shkruajë vetëm përshëndetjen “Mirëmëngjesi”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ky gjest i kreut të ekzekutivit vjen pikërisht sot, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të mbajnë fjalën e tyre përfundimtare në Gjykatën e Hagës lidhur me procesin gjyqësor ndaj tyre./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme