Mesazhi goditës te NEWBORN-i: 5000 emblema të UÇK-së mbulojnë monumentin e pavarësisë kundër padrejtësisë në Hagë

1 minute, 1 second Read

Platforma “Liria ka Emër” bëri të ditur sot se monumenti emblematik i shtetësisë, NEWBORN, është shndërruar sërish në epiqendër të revoltës qytetare në këtë 18-vjetor të shpalljes së pavarësisë.

Në njoftimin zyrtar të kësaj platforme specifikohet se pas intervenimit simbolik me rrethoja hekuri dhe sloganit “Kosova e burgosur!”, mëngjesin e sotëm monumenti është veshur me 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Aktivistët e nismës ‘Liria ka emër’, të cilët gjatë natës e izoluan monumentin me barriera metalike për të simuluar burgun, sot e kanë mbuluar atë tërësisht me simbolet e ushtrisë sonë çlirimtare”, citohet në komunikatë.

Eliza Hoxha, si përfaqësuese e organizatës, deklaroi mbrëmë se ky reagim vjen si pasojë e pakënaqësisë ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e cilësojnë si përpjekje për tjetërsimin e historisë dhe goditje ndaj vlerave të luftës.

NEWBORN-i, si simboli kryesor i 17 shkurtit dhe lindjes së Republikës, sipas saj, u zgjodh për të reflektuar ndjesinë e thellë të padrejtësisë që po përjeton Kosova gjatë proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme