Mërgimtari nga Kosova e harroi djalin në një pompë benzini në Kroaci, nuk e kuptoi deri në Slloveni – bëhet virale historia e tij

1 minute, 7 seconds Read

Së fundmi, një burrë nga Kosova ka ndarë një histori qesharake në emisionin Radar të televizionit Dukagjini, me temën “Çka keni harruar diçka të rëndësishme?”.

Ai tregoi se si e kishte harruar djalin e tij 17 vjeçar në një pompë benzini në Kroaci, dhe e kuptoi pas gati 80 kilometrave rrugë.

“Unë e kam harruar djalin në një pompë benzini në Kroaci, e kam kaluar edhe një shtet, deri në Slloveni”, dëgjohet të thotë burri, i cili tregon se janë ndalur në një pompë benzini për ta mbushur veturën me derivat dhe i ka pyetur fëmijët se a kanë nevojë për tualet.

Më pas, ai thekson se kishin dalë për shëtitje me gruan e tij dhe nuk vonuan shumë dhe e vazhduan rrugën përsëri, pa e ditur se i mungon njëri nga anëtarët e familjes i cili kishte shkuar në tualet. “E morëm makinën, vazhduam në Slloveni, kufitarit ia dhashë pesë pasaporta, e nuk e kuptoi. Më vonë, u ngrit vajza dhe tha se Iliri nuk është këtu”, shtoi ai.

Si përfundim, ai tregon se është kthyer përsëri pas dhe e ka gjetur djalin “me duar në xhepa”, i bindur se familja e tij do të kthehet për ta marrë./Telegrafi

Publikime te ngjashme