“Me pa varre nëpër tokë e këta nëpër burgje”: Rrëfimi i ndjerë i bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit për krerët e UÇK-së

1 minute, 0 seconds Read

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim prekës mbi epokën e lavdishme të UÇK-së dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet aktualisht në Hagë. I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Ajeti komentoi gjykimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, duke u shprehur i nderuar që ka pasur fatin të shërbejë krah tyre.

“Rexhep Selimi ishte një student i shquar që rroku armën dhe nuk u ndal kurrë. Ndihem me fat që kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me ta,” deklaroi Ajeti, njofton Klankosova.tv. Ai u shfaq dukshëm i emocionuar teksa në studio u shfaqën sekuenca nga fjala e fundit e Selimit para trupit gjykues.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Fjalët e Selimit, i cili e cilësoi veten si një njeri me fat që i shërbeu atdheut, prekën thellë ish-luftëtarin, i cili kujtoi fillimet e tyre në Prishtinë dhe lidhjet e Selimit me Adem Jasharin e Luan Haradinajn. “Është e rëndë t’i shohësh djemtë më të mirë nëpër burgje, ndërkohë që vendi është mbushur me varre,” përfundoi Ajeti. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme