Me gati gjysmë milioni vota, Lëvizja Vetëvendosje vulos rekordin historik si subjekti më i votuar në Kosovë

0 minutes, 41 seconds Read

Përmes një komunikate drejtuar opinionit publik, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur veten si subjektin politik më të votuar në historinë e Kosovës, duke u mbështetur në rezultatet zyrtare të përmbledhura nga KQZ.

Përveç shifrave rekorde, ky subjekt ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që i deleguan besimin përmes votës së tyre, raporton Klankosova.tv.

“Me gjithsej 486,994 vota, që përfaqësojnë 51.11% të vullnetit qytetar, falënderojmë çdo banor të Republikës së Kosovës që qëndroi i palëkundur duke votuar për rrugën e sigurisë dhe mirëqenies”.

“Mirënjohje secilit prej jush për këtë mbështetje masive dhe për fitoren tonë të pakontestueshme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit!”, theksohet në njoftimin e tyre zyrtar./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme