Me birra në hotel: Prokuroria Speciale tregon se si arriti t’i siguronte fotografitë e grupit të Radoiçqit

1 minute, 23 seconds Read

Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku.

Në dosjen e aktakuzës ka edhe fotografi të papublikuara më parë dhe një strukturë organizative, që është gjetur në një fotografi të një të dyshuari.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjithashtu, pas ekzaminimit të telefonave celularë të gjetur në vendin e ngjarjes e të cilët iu përkisnin të pandehurve të arratisur, gjegjësisht në telefoni celular “BL_1.1.1_iPhoneA1865”, pronë e Marjan RADOJEVIĆ, me user account marjan028@icloud.com, është gjetur një fotografi si më poshtë, e realizuar me datë 25.07.2023, në ora 02:54 PM, dokumenti është i fotografuar në një telefon tjetër dhe në të shihet se është e ndërtuar një strukturë e udhëheqjes së grupit, në të cilën shihet se janë të caktuar disa udhëheqës si dhe disa persona e të cilët kanë rolet e tyre” – shkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas prokurorisë, i pandehuri Blagoje Spasojevic, bën pjesë në grupin e tretë me nr.rendor 4 të kësaj strukture:

Ndërsa në telefonin e një tjetri të dyshuari, prokuroria ka arritur të marrë një fotografi.

Ndërsa, në telefonin celular D#TH.24_Samsung SM-A127F në pronësi të pandehurit Veljko ĐORĐEVIĆ (djordjevicveljko355@gmail.com), i gjetur në veturën Toyota Helius, veturë e pjesëmarrësve të grupit, janë gjetur dëshmi qe tregojnë se i pandehuri Blagoje Spasojevic ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi dhe kjo fotografi siç shihet është bërë në Hotel ku kanë qenë të vendosur grupi para kryerjes së sulmit” – shkruhet aty.

Publikime te ngjashme