Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, e kishte udhëhequr delegacionin e drejtorëve të klubit në drekën që kishin me përfaqësuesit e Barcelonës para ndeshjes së të dielës.
Mbrëmjen e të dielës, Barcelona ia doli që të fitojë me rezultat 4-2 si mysafir i Atletico Madridit, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-0.
Shefi i Atleticos kishte kritikuar vendimin e VAR-it për ta anuluar penalltinë e Julian Alvarez ndaj Real Madridit.
Ai gjithashtu pati disa fjalë të forta edhe për Thibaut Courtois, pavarësisht se në të kaluarën kishte folur mirë për portierin belg, edhe pas disa komenteve që tregonin mungesë respekti të tij ndaj ish-klubit.
Pas derbit në Ligën e Kampionëve, Courtois kishte sulmuar Atleticon dhe Simeonen, të cilët u ankuan për ndarje të drejtësisë.
“Jam i lodhur nga ky viktimizim i vazhdueshëm duke u ankuar për gjëra si këto. Në fund, gjyqtarët nuk favorizojnë ndonjë ekip, qoftë në Spanjë apo Evropë”, kishte thënë Courtois.
Cerezo, i cili njihet zakonisht për qasjen e tij diplomatike, dha një përgjigje të papritur kur u pyet për këtë koment të Courtois.
“Ai vetëm duhet të mbajë gojën mbyllur dhe të qëndrojë i qetë. Ai duhet të jetë mirënjohës për kohën që kishte tek Atletico”.
“Ai është një portier i madh, por duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë që bëri sa ishte pjesë e jona, si një zotëri”, ka thënë Cerezo./Telegrafi