Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Iranin: Mos sulmo Izraelin!

0 minutes, 58 seconds Read

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë Izraelin. Sipas mediave izraelite, tre vendet europiane i kanë bërë thirrje që të shmangë zhytjen e rajonit në luftë gjithëpërfshirëse dhe paralajmëruan se do të mbajë përgjegjësi në rast të kundërt.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve në rajon dhe të bashkuar në angazhimin tonë për de-përshkallëzimin. Ne i bëjmë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë tensionet dhe do të rrezikojnë mundësinë për armëpushim dhe lirimin e pengjeve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Pak ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin se mund të pësojë një goditje shkatërruese nëse fillon një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit.

Paralajmërimet vijnë pas deklaratave të Iranit se do të kundërpërgjigjet ndaj vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Publikime te ngjashme