Mbi 63 mijë aplikime nga diaspora: KQZ lëshon thirrjen e fundit para mbylljes së afatit

0 minutes, 35 seconds Read

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.

“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në një njoftim të KQZ-së në Facebook

Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose  përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/

Publikime te ngjashme