Masat e BE-së ndaj Kosovës, LDK merr vendim për bojkotim të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit

0 minutes, 38 seconds Read

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja do të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte ndaj situatës së krijuar në vend.

“LDK nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Kosovës. Vlerësojmë që është e dëmshme për Kosovën. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka shtuar se për veprimet e mëtutjeshme do të merren vendimet në kryesinë e partisë shumë shpejt.

“Jemi në një situatë që është shumë e rrezikshme për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi

Publikime te ngjashme