Nesër, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet marshi i madh qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”, ku është konfirmuar se asnjë politikan nuk do të mbajë fjalim.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, gjatë emisionit “DPT te Fidani”.
Ai sqaroi se organizimi do të jetë i fokusuar te vlera kombëtare dhe qytetare, duke njoftuar se marshi do të hapet me një performancë emocionuese nga Lyrical Son dhe do të përmbyllet nga këngëtari Ilir Shaqiri.
“Përgatitjet po finalizohen dhe gjithçka do të jetë gati. UÇK-ja ka qenë apolitike, prandaj edhe ky marsh do të jetë i tillë. Përveç performancave, do të ketë dy apo tri fjalime, përfshirë Arbnora Zogianin, por asnjë nga personazhet politike,” deklaroi Tasholli, duke u bërë thirrje familjeve, grave dhe të moshuarve që t’i bashkohen kësaj nisme. /lajmishqip.net
