Mark Rutte sot merr udhëheqjen e NATO-s

0 minutes, 36 seconds Read

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, sot do ta marrë udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Rutte merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.

Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, ai do të marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, që deri më tani është mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme