Macron i telefonon presidentit iranian: Lironi shtetasit francezë dhe kthehuni në negociatat bërthamore

0 minutes, 46 seconds Read

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, ku ka paraqitur kërkesat kryesore të Parisit. Prioritet, sipas tij, është lirimi i shtetasve francezë Cécile Kohler dhe Jacques Paris. Ai po ashtu kërkoi mbrojtjen e qytetarëve dhe objekteve franceze në Iran, duke theksuar se ato “nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë kërcënimi”.

Në fushën e sigurisë rajonale, Macron bëri thirrje për respektimin e armëpushimit dhe u shpreh për një kthim në tryezën e bisedimeve për çështjet bërthamore dhe balistike. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe rifillimin e shpejtë të punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Iran për të siguruar transparencë. Macron u zotua se do të vazhdojë punën për arritjen e këtyre qëllimeve, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme