Macron aprovon paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë eurosh

0 minutes, 56 seconds Read

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 2 miliardë eurosh për Ukrainën.

Ai e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Volodymyr Zelensky në Paris, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Sot dua të shpall një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën me vlerë 2 miliardë euro”, tha Macron.

Ai shtoi se kjo ndihmë duhet t’u përgjigjet drejtpërdrejt nevojave prioritare të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas Macron, paketa përfshinte raketa antitank MILAN, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa MICA për aeroplanët Mirage, sisteme raketore anti-ajrore Mistral, automjete të blinduara VAB AMX-10 RX dhe municione, duke përfshirë municion të kontrolluar nga distanca.

“Dhe ky është gjithashtu prodhimi i pajisjeve në Ukrainë përmes partneritetit me kompanitë tona të mbrojtjes”, shtoi presidenti francez.

Kujtojmë se më 27 mars, do të mbahet në Paris samiti i “Koalicioni i Vullnetarëve”, gjatë të cilit do të diskutohet për formatin dhe përbërjen e kontigjentit të ardhshëm në Ukrainë dhe garancitë e sigurisë./Telegrafi

Publikime te ngjashme