Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”

0 minutes, 41 seconds Read

Artisti i njohur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e re.

“Picirruke” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia e këngës u realizua nga Filloreta Raçi – Fifi me producim nga kompania muzikore, SBS Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, XL Films.

Luizi që disa muaj është bërë pjesë e SBS Entertainment, nën menaxhimin e Jetmir Agajt.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Luizi vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në media e faqet rozë, edhe pse kanë kaluar afro dy vite që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother./Telegrafi

Publikime te ngjashme