Lindja e Mesme në flakë: Bejruti dhe Teherani goditen fuqishëm, lufta po zgjerohet në disa fronte

1 minute, 36 seconds Read

Përplasja e armatosur ndërmjet Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, me goditje të ashpra ajrore në Bejrut e Teheran, teksa vala e tensioneve ka përfshirë tashmë tërë rajonin.

Raportimet nga terreni bëjnë të ditur se skuadriljet izraelite kanë bombarduar caqe strategjike në jug të Libanit dhe rrethinën e Bejrutit, derisa komanda ushtarake konfirmoi operacione të reja edhe brenda kryeqytetit iranian.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Paralelisht, breshëritë e raketave dhe fluturakeve pa pilot po vijojnë në zonën e Gjirit, ku vende si Katari, Arabia Saudite, Emiratet dhe Kuvajti njoftojnë për asgjësimin e suksesshëm të disa sulmeve nga ajri.

Në Abu Dhabi është regjistruar një viktimë si pasojë e mbetjeve të një rakete të shkatërruar në ajër, kurse në Bagdad të paktën katër persona humbën jetën pas shpërthimeve në afërsi të Ambasadës së SHBA-së.

Zyrtarët në Riad bënë të ditur se kanë rrëzuar më shumë se 12 dronë në pjesën lindore të mbretërisë, ndërkohë që zhvillime të ngjashme janë denoncuar edhe nga autoritetet në Katar e Kuvajt.

Ofensiva izraelite në territorin libanez ka prodhuar viktima të shumta dhe një valë masive zhvendosjesh, teksa dyshohet se disa prej goditjeve kishin si objektiv eliminimin e figurave të caktuara drejtuese.

Nga ana tjetër, Teherani ka radikalizuar komunikimin ndaj Uashingtonit, duke paralajmëruar se fati i këtij konflikti do të vuloset në frontet e luftës dhe jo përmes tryezave apo deklaratave politike.

Ndërkohë, Garda Revolucionare ka njoftuar për viktima civile, përfshirë fëmijë, si pasojë e sulmeve brenda Iranit. Ky konflikt, i nisur më 28 shkurt, po përhapet me shpejtësi në fronte të shumta, duke shtuar frikën për një luftë totale rajonale me efekte të pariparueshme për rendin dhe sigurinë botërore./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme