Një situatë tejet shqetësuese, e karakterizuar nga ofendime dhe gjuhë denigruese, është regjistruar mbrëmë gjatë një përplasjeje mes Limit dhe Albës. Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë fiksuar momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në një tentativë agresive për t’i kërkuar të mbyllë gojën.
Ngjarja ndodhi në dhomën e gjumit gjatë një diskutimi mes tyre, ku në bisedë e sipër, ai kaloi në ofendime të drejtpërdrejta, duke përdorur madje edhe gjuhën angleze për të fyer. Megjithëse audioja nuk është plotësisht e pastër, disa prej shprehjeve banale dallohen qartë. “Mos bëj që ky muhabet të kalojë në nivel tjetër, mos më trego ti mua Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E di ti shumë mirë se çfarë po të them”, i është drejtuar ai Albës me tone kërcënuese.
Ky incident ka nxitur reagime të shumta në publik, pasi mënyra e komunikimit dhe fjalori i përdorur nga Limi vlerësohen si të papërshtatshme dhe të rënda. Sjellja e tij e ka vënë Albën në një pozitë tejet të vështirë përballë kamerave, duke ngritur pikëpyetje mbi etikën e komunikimit në këtë format. /lajmishqip.net
