Kryetari e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm të Izraelit, Israel Katz, i cili tha se shpreson për ditë më të mira nëse vjen në pushtet kundërshtari i Erdoganit.
“I përgjigjem deklaratës tuaj që fyen flamurin e Republikës së Turqisë dhe presidentin. Nuk do të mësojmë demokracinë dhe ligjin nga dikush që ka gjakun e dhjetëra mijëra fëmijëve në duart e tij. Po gjithçka do të jetë mirë. Kur Palestina është e lirë”, ka shkruar Imamoglu.
Katz kujtojmë se tha që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po e kthen në diktaturë Turqinë.
Türkiye Cumhuriyeti Devleti’nin bayrağına ve Cumhurbaşkanı’na hakaret eden bu açıklamanızı size aynen iade ediyorum.
Demokrasiyi ve hukuku, elinde on binlerce çocuğun kanı olan birilerinden öğrenecek değiliz.
Evet, her şey çok güzel olacak. Filistin özgür olduğu zaman. https://t.co/JPDtDaPqNe
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) August 2, 2024
“Dhe kjo është vetëm për shkak të mbështetjes të vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit, kundër pozicionit të gjithë botës së lirë. Erdogan bllokon Instagramin me 57 milionë përdorues në Turqi, ndërpret transmetimet sportive sepse një atlet izraelit mundi një turk, kërcënon se do të pushtojë një vend demokratik dhe ndërpret marrëdhëniet tregtare duke shkaktuar dëme tek eksportuesit turq prej gjashtë miliardë dollarësh në vit”, shkroi Katz në platformën X.
Ai tha gjithashtu se presidenti turk po e shkatërron vendin.
“Erdogan po merr shtetin turk me aftësi shkencore, kulturore, teknologjike dhe ekonomike dhe po e shkatërron atë, duke gërryer trashëgiminë e Ataturkut, i cili ndërtoi një shtet turk progresiv dhe të begatë”, pohoi kryediplomati izraelit.
Në fund ai ka theksuar se shpreson për ditë më të mira, ndërsa në këtë pjesë të njoftimit ka etiketuar edhe kryetarin aktual të Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit aktual të politikave të Turqisë. /Telegrafi/