“LDK ia mbylli dyert”: Deputetja e LVV-së zbulon pse Vjosa Osmani nuk ka garanci për mandat të dytë

1 minute, 8 seconds Read

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Vjosa Osmanin që pas 5 viteve në Presidencë do ta kandidonin edhe për një tjetër mandat.

“Nuk e mbaj në mënd se në marrëveshjen e vitit 2021 në kemi thënë që do të ketë një tjetër mandat pas 5 vjetëve…Zyra e Presidentes po thirret në shumëçka që në fakt nuk po ekziston askund”, ka deklaruar deputetja në Debat Plus, përcjell Telegrafi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Pavarësisht se nuk kanë pasur marrëveshje me Osmanin, Kryeziu-Hyseni thotë se PDK e ka refuzuar Osmanin qysh në fillim derisa sipas saj as LDK nuk ka dhënë garanci se e mbështesin Osmanin për presidente.

Deputetja e shumicës thotë se Osmani është trajtuar shumë më mirë në LVV se në LDK.

“Në kohën kur LDK e pat lënë Osmanin me numër 86 në listën zgjedhore në atë kohë dhe madje edhe ia mbyllnin dyert duke mos e lënë të merrte pjesë në organet e partisë, LVV ia hapi dyert zonjës Osmani, sepse na ka bashkuar një kauzë shumë e madhe”.

“Me LVV Osmani u bë politikania më e votuar në Kosovë, kryetare e Kuvendit e më pas presidente”, ka deklaruar tutje Kryeziu Hyseni.

Publikime te ngjashme