Lamtumira e fundit për Nexhat Dacin: Kosova nderon me ceremoni shtetërore figurën qendrore të shtetndërtimit

0 minutes, 42 seconds Read

Ish-kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, i është dhënë sot lamtumira e fundit përmes një ceremonie solemne. Me nderime të larta shtetërore, ai u përcoll në banesën e tij të fundit në varrezat e lagjes Dragodan.

Për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e pasur politike të akademikut Daci, morën pjesë personalitete të larta, ndër to presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha. Homazhe kryen edhe kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe figura të shumta nga jeta publike e politike në vend.

Nexhat Daci u nda nga jeta të enjten e 1 janarit, në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të pashlyeshëm në institucionet e Kosovës. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme