Ky është zyrtari i arrestuar nga Krimet Ekonomike në Pejë, dyshohet për dallavere me patentë shofer

0 minutes, 55 seconds Read

Një aksion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që po zhvillohet në Pejë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e që deri më tash rezultoi me arrestimin e disa personave të dyshuar për dallavere me patentë shofer.

Siç mëson Sinjali, së paku katër persona janë arrestuar dhe shoqëruar në Polici gjatë këtij operacioni dhe njëri prej tyre është zyrtari i Qendrës në Pejë, Ahmet Shala.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. Në një prononcim për Sinjalin, Kurmehaj tha se aksioni për momentin po zhvillohet vetëm në Pejë.

“Aksioni po zhvillohet vetëm në Pejë. Do të iu njoftojmë për personat e ndaluar…” – tha shkurt ai.

Bazuar në informacionet e para, personat që janë cak i Krimeve Ekonomike kanë qenë objekt hetimi nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me patentë shofer.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Publikime te ngjashme