Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas rezultateve të para

1 minute, 15 seconds Read
Banner Description

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur e rezervuar për të komentuar exit-pollet për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Ajo, duke hyrë në selinë e partisë, tha se do të presin edhe pak për t’i parë rezultatet preliminare të KQZ-së.

Sipas exit-pollit të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, e pasuar nga PDK si e dyta dhe LDK si e treta.

Sipas këtij exit-polli, LVV ka marrë 45.7%, PDK ka marrë 22.00%, LDK 15.6%, AAK 5.3% dhe NISMA 1.7%.

Filipçe: LSDM fitoi 3 komuna, kryeson në 9 të tjera

“Më lejoni të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës. Sipas informacioneve që janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është numër më i madh i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës. Këtu padyshim që mërgata jonë po ashtu luan rol kryesor. Prandaj le të presim edhe pak. Vlerësoj secilën votë të qytetarëve, por të shohim edhe pak dhe, natyrisht, që do të jemi në komunikim me mediat për t’ju informuar edhe për çfarëdo veprimi apo vendimi që do të marrë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit (sot), sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 kanë votuar 898.557 qytetarë, nga gjithsej 1.999.204 votues në listë, që përbën 44,99% pjesëmarrje.

Publikime te ngjashme