Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Prizren, ia sheh sherrin ahengut familjar

1 minute, 1 second Read

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, Policia Rajonale në Prizren ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar armë e municion.

I dyshuari që gjuajti me armë në një aheng familjar, mëngjesin e sotëm, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren pas arrestimit ka përfunduar në ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Besim Kryeziu, rreth 49-vjeçar.

Njësitet policore që kanë kryer kontroll lidhur me këtë rast kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale:

“• Një pistolete Grisan Compact

• Dy karikator me pesë fishek

• Një pushkë gjuetie dhe

• Një rrethator me 19 fishekë” – njoftoi Policia.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme