Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e masakrës së Srebrenicës

0 minutes, 44 seconds Read

Në 29-vjetorin e masakrës së Sbrenicës, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për të përkujtuar dhe reflektuar mbi këtë ndodhi në Bosnjë-Hercegovinë. Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaruar se 11 korriku duhet të jetë ditë përkujtimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, ka deklaruar Shabani.

84 deputetë ishin prezentë në sallën alternative ku po mbahet seanca e Kuvendit dhe të gjithë e mbështetën deklaratën.

Publikime te ngjashme