Kutitë e diasporës hapen sonte, nis numërimi i votave nga jashtë

0 minutes, 30 seconds Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte nis një nga fazat vendimtare të procesit zgjedhor lokal. Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga jashtë vendit do të fillojë saktësisht në orën 18:00.

Ky proces i rëndësishëm do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dhe përfshin numërimin e votave si për kryetarë të komunave, ashtu edhe për anëtarët e kuvendeve komunale. Rezultatet nga diaspora priten me interes, pasi mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar në disa komuna./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme