Deputeti Besian Mustafa ka theksuar prerazi se LDK-ja nuk bën kompromise të nënshtruara dhe nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit pa arritur një marrëveshje paraprake politike.
Ai nënvizoi se, në rast se u kërkohet, partia ka kandidatë të mjaftueshëm dhe të denjë për postin e kreut të shtetit, duke përfshirë figura nga strukturat e brendshme, ashtu edhe jashtë tyre.
“A i nënshtrohet LDK-ja dikujt? Jo, po të ishim nënshtruar do të kishim pasur një rezultat shumë më të mirë zgjedhor. Parimisht nuk duhet të qëndrojmë në sallë pa një marrëveshje politike”, u shpreh ai.
Duke folur në “Klan Kosova”, Mustafa sqaroi: “Nëse na kërkohet të propozojmë emra, kemi mjaftueshëm. Megjithatë, numerikisht ne kemi vetëm 15 deputetë, ndaj të vetëm nuk mund ta bëjmë një president”./lajmishqip.net
