Kurti u shpreh ngushëllime familjarëve për aksidentin me fatalitet në Çubrel

0 minutes, 55 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe..

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimae teksa ka uruar shërim të shpejtë 5 të lënduarve.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti.”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik.

“Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë.”, u shpreh ai.

Publikime te ngjashme