Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Bruksel këtë të enjte, ku do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga European Policy Center.
Ngjarja do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 17:00, ku Kurti do të jetë folës mbi temën “Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”.
“Kosova ka ndërmarrë reforma të mëdha, dhe në përputhje me të ardhmen e premtuar brenda Bashkimit Evropian si kandidate potenciale, ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2022. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë një opinion për aplikimin e Kosovës”.
“Ku qëndron Kosova në lidhje me zbatimin e reformave të lidhura me BE-në? Cilat janë pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe si planifikon qeveria t’i kapërcejë ato?”, thuhet në njoftimin e EPC-së.