Kurti: “Tashmë u bënë 10 vite që kur Serbia shpalli si sekret shtetëror dokumentet që tregojnë mizoritë e kryera në Kosovë”

0 minutes, 58 seconds Read

Kemi paraqitur disa herë kërkesën për të hapur arkivat e Njësisë së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila lidhet me shumë krime në zonën e Drenicës.

Vendimi i Serbisë për t’i mbajtur këto dokumente të fshehta për tre dekada është një përpjekje e qartë për të mbuluar gjurmët e krimeve. Kjo tregon se Serbia, duke qëndruar mbi varret e viktimave civile shqiptare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë keqardhje për veprimet e saj në Kosovë”, deklaron Kurti.

Ai vazhdon duke thënë se ky veprim shkel të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën e familjeve për të njohur fatin e të dashurve të tyre, dhe pengon përpjekjet për drejtësi. Gjithashtu, duke mbajtur të fshehtë këtë informacion, Serbia nuk po distancohet nga politikat e Millosheviqit dhe veprimet e tij gjenocidale në Kosovë.

“Vetëm duke zbuluar të vërtetën dhe duke mbajtur përgjegjës ata që kryen këto krime mund të arrihet drejtësia dhe një paqe e qëndrueshme në rajon”, përfundon kryeministri në deklaratën e tij.

Publikime te ngjashme