Kurti nga kazerma “Adem Jashari”: Epopeja mbetet ngjarja më përcaktuese e historisë sonë moderne për liri

1 minute, 51 seconds Read

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka nderuar sakrificën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë manifestimit qendror shtetëror që po mbahet në kazermën “Adem Jashari”.

Gjatë adresimit të tij, Kurti bëri një kronologji të thukët të zhvillimeve që i paraprinë luftës sonë dhe lartësoi rolin e familjes Jashari në ballafaqimin me regjimin pushtues serb, raporton IndeksOnline.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai potencoi se nga fundviti i 1997-ës, pas përplasjeve të para frontale, UÇK-ja doli publikisht më 28 nëntor, derisa rezistenca e armatosur po kthehej nga një aspiratë e largët në një realitet të paevitueshëm.

Sipas kreut të ekzekutivit, goditja e dytë policore serbe ndaj Jasharëve më 22 janar 1998, e shndërroi këtë familje në cak kryesor të Beogradit, megjithëse qëndresa e tyre ishte dëshmuar që nga rrethimi i parë në dhjetor 1991.

“Përballja e armatosur me makinerinë kriminale serbe ende perceptohej si një mision i pamundur për sukses. Madje, edhe pas shpalljes publike të UÇK-së dhe sulmit të dytë në Prekaz, mbizotëronte mendimi se lufta mund të evitohej”, deklaroi Kurti.

Ai nënvizoi se mizoritë e 25 shkurtit 1998 në Likoshan e Qirez e demaskuan hapur agjendën gjenocidale të Serbisë mbi popullatën tonë civile.

Sipas fjalëve të tij, rrethimi i tretë i Prekazit, vetëm pesë ditë më vonë, shërbeu si kthesa historike për kombin.

“Rrethimi final i Prekazit shënoi kalimin definitiv nga rruga diplomatike e rezistencës paqësore drejt kryengritjes së armatosur për liri”, pohoi Kurti.

“Inaletet tona moderne, Epopeja e UÇK-së mbetet akti më kulmor dhe përcaktues i përpjekjes shqiptare për liri gjatë shekullit XX. Populli identifikohet me UÇK-në, e kjo e fundit me epopenë e saj, të ndërtuar mbi sakrificën sublime të Jasharëve më 5, 6 dhe 7 mars 1998, si dëshmi e forcës së qëndresës që buron nga gatishmëria për flijim absolut për liri”, shtoi tutje Kurti.

Ceremonia shtetërore për Epopenë po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari”, me pjesëmarrjen e familjes Jashari, krerëve të lartë të shtetit, trupave të FSK-së dhe familjeve të dëshmorëve./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme