Kurti flet për balotazhin: Sukses përballë një situate të paprecedent

0 minutes, 30 seconds Read

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka cilësuar si suksese të mëdha fitoret e arritura në Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ndonëse pranoi se kanë pritur rezultate më të mira në balotazh.

Duke folur për KosovaPress, Kurti falënderoi kandidatët e tij për kryetarë komunash, duke theksuar se ata kanë pasur një “betejë të jashtëzakonshme”.

“Vetëvendosje është ballafaquar me të përbashkëtën e tyre, e cila është një situatë e paprecedent në historinë politike elektorale të Kosovës, andaj ky është një sukses”, tha Kurti./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme