Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit

0 minutes, 51 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë diskutuar në New York rreth avancimit të marrëdhënieve diplomatike dhe hapësirave për rritje të bashkëpunimit e angazhimit të dyanshëm.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, në takim janë veçuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim e kulturë dhe në rrafshin ekonomik e tregtar. Po ashtu thuhet se është folur për mundësitë për investime në Kosovë, për fushat nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.

Në takim, është përmendur edhe shtimi i vizitave të kosovarëve në Greqi pas liberalizimit të vizave.
“Kryeministri Kurti, gjithashtu përmendi efektet pozitive të arritjes së liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë tanë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave e qëndrimeve të tyre afatshkurtra edhe qytete të Greqisë”, thuhet në njoftim.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Publikime te ngjashme