Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të mërkurën për mbledhjen e 220 të Qeverisë e mbajtur sot.
Kurti tha se e kanë nisur mbledhjen me miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai tha se u desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga opozita parlamentare, por shtoi se kjo nuk ta zbeh bindjen e Qeverisë për siç thotë ai nevojën e këtij projektligji.
“E filluam me miratimin e projektligjit të finalizuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. U desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga opozita parlamentare, por kjo nuk e ka zbehur aspak bindjen tonë që ky projektligj është i duhur dhe i nevojshëm dhe që Byroja do të bëhet”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, ai ka shkruar edhe për vendimet e tjera që mori Qeveria.