Trajneri i njohur kosovar Driton Kuka, e ka uruar Shqipërinë pas dy medaljeve olimpike historike të fituara në sportin e mundjes në Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Kuka e ka cilësuar si “Shekulli i Popullit Shqiptar” pesë medaljet Olimpike të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, në vitet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Kosova nga “Parisi2024” u kthye me dy medalje Olimpike në xhudo, me Distria Krasniqin që fitoi medaljen e argjendtë dhe Lura Fazliu të Bronztën.
“Shqipëria dy medalje Olimpike!
Shteti ynë amë fitoj medalje Olimpike dy të bronzta!
Gëzuar e urime …
Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa
Shekulli i Popullit Shqiptar”, ka shkruar Kuka./IndeksOnline