Kujdes, pamje të rënda! “Mos më vrit, fëmijët”, burri ekzekuton ish-gruan poshtë banesës, fqinjët nëpër dritare ulërijnë dhe… filmojnë

0 minutes, 37 seconds Read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku një 35-vjeçare është ekzekutuar me tre plumba nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte dy vite e ndarë.

Ngjarja horror është filmuar nga fqinjët, të cilët ulërinin dhe bërtisnin duke i thënë të mos e vriste.

“Mos më vra, mendo për fëmijët”, dëgjohej gruaja t’i thoshte ish-të shoqit, i cili pasi e ndoqi me vrap, e qëlloi tre herë me armë.

Më pas autori është arrestuar nga policia, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që kanë tentuar ta dhunojnë. Mësohet se gruaja u vra poshtë banesës, ndërsa sapo kishte takuar fëmijët e saj.

Publikime te ngjashme