Kthesë në Hagë: Mbrojtësi i viktimave pranon se nuk u vërtetua lidhja e krimeve me krerët e UÇK-së

0 minutes, 45 seconds Read

Gjatë seancës ku po paraqiten fjalët përfundimtare në procesin maratonik ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deklaratat e tij përmbyllëse po i prezanton mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Ai potencoi se i gjithë parashtrimi i mbrojtjes që ai përfaqëson është i bazuar kryesisht mbi rrëfime të dhimbshme dhe mjaft emocionale.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Megjithatë, Laws deklaroi se sado të rënda që janë këto dëshmi, ato nuk kanë arritur të vërtetojnë lidhjen konkrete dhe ligjore me krimet për të cilat rëndojnë akuzat, duke i dhënë kështu të drejtë pretendimeve të mbrojtjes së çlirimtarëve.

Laws shtoi tutje se mbrojtja e viktimave nuk e ka pasur si synim vërtetimin e lidhjes direkte mes viktimave dhe Rexhep Selimit apo të akuzuarve të tjerë në këtë proces.

“Kjo përgjegjësi i takon ekskluzivisht Prokurorisë”, përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme